Superliga: Formacioni i javës (4)

Xhiroja e katërt e Superligës u mbyll me tri fitore të skuadrave vendase, një fitore të mysafirëve dhe një barazim.

Pa gola mes tyre luajtën Drita e Drenica, ndërkohë fitore shënuan Prishtina, Dukagjini, Malisheva e Ballkani.

Pas ndeshjeve të kësaj xhiroje, TopSporti ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës, e cila është bazuar në rezultatet e ndeshjeve dhe paraqitjet individuale.

Padyshim për t’u përmendur nga kjo xhiro është Vüsäl Isgandarli, sulmuesi azerbajxhanas i Malishevës, i cili shënoi hat-trick në fitoren e skuadrës së tij.

11-shja e xhiros 4:

Gentian Selmani (Ballkani); Ramiz Bytyqi (Prishtina), Andi Veliqi (Drenica), Egzon Sinani (Dukagjini), Abou Dosso (Ballkani); Besfort Dervishaj (Drenica), Albert Diene (Ballkani); Laurent Xhylani (Malisheva), Albin Krasniqi (Prishtina), Dienit Isufi (Dukagjini); Vüsäl Isgandarli (Malisheva).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live