
Diatta nuk po ndalet, Prishtina vazhdon me perfeksion!
Sulmuesi i ardhur këtë verë në Prishtinë, Asanne Diatta, ka treguar edhe njëherë cilësitë e tij dhe i ka ndihmuar ekipit të tij të shënojë fitoren e pestë në pesë ndeshjet kampionale Prishtinës, duke mposhtur sonte Feronikelin’74, 3-0!
Bardhekaltërit kanë shkëlqyer në “18 qershori” të Klinës, ndërsa Prishtina me dominim ka shënuar fitore që tashmë e ka bërë atë ekipin e vetëm në Superligë me krejt fitore, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Prishtina – Feronikeli’74 3-0 [Asanne Diatta 33′, 90’+4, Arjanit Fazlija 60′].
Ekipi i Orges Shehit tashmë ka 15 pikë dhe është lider i kampionatit, ndërkaq pos 16 golave të shënara deri tani, kanë pranuar vetëm 3 gola në kampionat. Feronikeli’74 në anën tjetër mbetet në pozitë të parafundit të renditjes tabelare me një fitore të vetme nga 6 ndeshje të luajtura dhe të tjerat i ka disfata.
