
Austria publikon ftesat për ndeshjet ndaj Kosovës
Reprezentacioni i Austrisë në futboll, ka publikuar ftesat e selektorit të tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Austria bën pjesë në Ligën B të Kombeve, ku kundërshtar të grupit ka Kosovën e drejtuar nga Franco Foda.
Pikërisht Foda, ka qenë ish-trajner i Austrisë.
E ekipi austriak ka publikuar lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës, ku ata do të ndeshen dy herë me Kosovën brenda dy javëve të dueleve të Ligës së Kombeve.
FUTBOLLISTËT E FTUAR:
Junior Adamu, David Affengruber, Felix Bacher, Carney Chukwuemeka, Kevin Danso, Marco Friedl, Michael Gregoritsch, Marco Grull, Lukas Jungwirth, Sasa Kalajdzic, Konrad Laimer, Christoph Lang, Philipp Leinhart, Vaslije Markovic, Phillip Mwene, Stefan Posch, Alexander Prass, Alexander Schlager, Xaver Schlager, Romano Schmid, Nicolas Seiwald, Nikolas Veratschnig, Paul Wanner, Florian Wiegele, Patrick Wimmer, Maximilian Wober, Christian Zawieschitzky.
ORARI I DUELEVE TË KOSOVËS:
Kosova pas gjysmës së shtatorit do të bëhet gati për përballjet e Ligës së Kombeve, ndërkaq në grup ka kundërshtarë si Irlanda, Izraeli dhe Austria.
Dueli i parë i Kosovës luhet më 24 shtator kur pret Irlandën (ora: 20.45). Pastaj më 27 shtator luan ndaj Austrisë (ora: 18.00) në Vjenë. Më 1 tetor i shkon Izraelit (ora 20.45) në Hungari, kurse më 4 tetor pret Austrinë në “Fadil Vokrri” (ora: 20.45).
Faza grupore e Ligës së Kombeve mbyllet në nëntor, ku Kosova pret Izraelin më 14 nëntor dhe udhëton në Irlandë më 17 nëntor për të kuptuar gjendjen përfundimtare të grupit.

Përndryshe, për Kosovën kjo është hera e parë që merr pjesë në Ligën B të Kombeve, pasi që siguroi kualifikimin prej Ligës C të Kombeve përmes playoffit, kur eliminoi Islandën në duele të ndërsjella.
