Vëllaznimi renovon palestrën

Skuadra e rikthyer në Superligë, KB Vëllaznimi, ka bërë të ditur sot se klubi ka marrë përsipër renovimin dhe rregullimin e palestrës “Shani Nushi” në Gjakovë, ashtu që të merr pamje më të bukur sesa gjendja ekzistuese.

Gjakovarët kanë filluar të futen në ethe të përgatitjes për stinorin e ri të Superligës 2026/27, ndërkaq klubi ka ndërruar kryesinë për dallim prej stinorit të kaluar.

“KB Vëllaznimi ka marrë përsipër renovimin dhe rregullimin e palestrës, me qëllim që salla të marrë pamjen dhe atmosferën që i ka hije një prej klubeve më tradicionale të basketbollit kosovar.
Puna tashmë ka nisur dhe fokusi është që palestra të jetë sa më e mirë, më funksionale dhe mbi të gjitha, të ketë identitetin e saj.
Kuq e zi, siç i ka hije Vëllaznimit.
Sepse shtëpia e klubit nuk është vetëm një palestër. Është vendi ku janë shkruar shumë prej historive të Vëllaznimit dhe ku me mbështetjen e tifozëve, synohet të shkruhen edhe shumë të tjera.” — shkroi KB Vëllaznimi në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live