Malisheva e Brdaricit, ndjekëse e lideres

Malisheva mund të ketë një stinor interesant këtë edicion të garave, derisa nën drejtimin e trajnerit gjerman Thomas Brdaric është bërë ndjekësja kryesore e lideres aktuale të kampionatit – Prishtina!

Fitorja dominante në Podujevë sot ndaj Llapit ka konfirmuar lojën dhe seriozitetin e ekipit malishevas, derisa skuadra ka shënuar fitoren e katërt kampionale për të qenë vetëm dy pikë larg Prishtinës lidere (këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar).

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Por, nuk është vetëm puna e pikëve që Malishevën po e bën afër Prishtinës, por edhe loja që po jep shpresë. Të kaltërit tani pos që kanë fituar me lojë të bukur kanë treguar edhe seriozitet në pjesën e prapme të lojës, derisa sot nuk kanë lejuar llapjanët tu afrohen golit.

Llapi – Malisheva 0-4 [Vusal Isgandarli 41′, Xhemal Ibishi 57’pen., Lorent Talla 60′, Mark Bushaj 84′] për të pritur në xhiron që vjen Ballkanin në shtëpi. Llapi në anën tjetër, në krizë rezultatesh, është në pozitë të tetë të tabelës me një fitore të vetme kampionale deri tash, karshi 5 disfatave!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live