Ndeshja e kthimit, pa shpresa për Pejën!

Kur të arrijë Peja në javën tjetër, për ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos në Bukuresht, shpresat do të jenë shumë të vogla për të mos thënë që është pa shpresë fare ekipi!

Disfata e mbrëmshme në “Karagaç” prej gati 40 pikëve vështirë duket e kapshme dhe e përmbysshme, pasi që për një javë – vështirë se mund të ndërrohet diçka.

Peja vetëm në çerekun e dytë ishte pak më e mirë sesa Dinamoja, 18-14, ndërsa te të tjerët ekipi nga Rumania dominoi plotësisht për të fituar ndedshjen me 58-96.

Do të ketë punë për këtë stinor për trajnerin e Pejës Mihalis Kakiouzis në muajin e ardhshëm për të përmirësuar edhe më mirë lojën e ekipit, ndërsa në përballjen e mbrëmshme, me nga 11 pikë të shënuara më të dalluar kanë qenë Robert Smith dhe Xavier Johnson. Asnjë lojtar tjetër nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore.

Ndeshja në fjalë ka qenë e para sa i përket playoffit për kualifikim në fazën grupore të FIBA Europe Cup. Ajo e kthimit në “Dinamo Arena” të Bukureshtit luhet më 30 shtator. E ekipi më i mirë prej dy ndeshjeve siguron biletën për fazën grupore të garës.

Trepça dhe Bashkimi, kampionnia dhe nënkampioni i Kosovës në stinorin e kaluar, kanë të sigurt pjesëmarrjen në fazën grupore.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live