
KosovaNdërkombëtare
Kosova-Irlanda, nën komandën e belgëve!
Përballja e parë e Kosovës në histori ndaj Irlandës dhe e para njashtu në histori në kuadër të Ligës B të Kombeve që luhet sonte në “Fadil Vokrri” tashmë ka të qartë edhe gjyqtarët e ndeshjes.
I tërë ekipi i gjyqtarëve për këtë ndeshje vjen nga Belgjika, ndërkaq kryesor është Lawrence Visser. Ndihmës të tij janë, Ruben Wyns dhe Michele Seeldraeyers, ndërsa i katërti është Kevin Van Damme.
Në VAR do të jetë Jan Boterberg, ndërkaq AVAR është Simon Bourdeaud’hui.
Ndeshja Kosova – Irlanda nis në ora 20.45 sonte, ndërsa është dueli i parë i grupeve në Ligën C të Kombeve.
