Largohet një lojtar i Rahovecit 029!

Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, KB Rahoveci 029 ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me lojtarin e huaj të ekipit të tyre, Sydney Hammond. Ekipi i vreshtarëve që mbrëmë zhvilloi ndeshjen e dytë të stinorit në Superligë, ku pësoi nga Bashkimi, ka bërë të ditur se Hammond ka pasur arsye personale dhe ka kërkuar largimin nga ekipi!

“KB Rahoveci 029 njofton se me mirëkuptim të dyanshëm ka përfunduar bashkëpunimi me lojtarin Sydney Hammond, për arsye personale të lojtarit.
Klubi, lojtarët dhe i gjithë stafi e falënderojnë për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me klubin.” — shkroi njoftimi i lëshuar pak më parë i klubit.

Mbetet të shihet tani se në ditët në vijim a do të kërkojë një zëvendësim për lojtarin e liruar ekipi në fjalë, apo do të vazhdojë me këtë roster që ka aktualisht. Përndryshe, Rahoveci 029 dy ndeshjet e para i ka pasur ndër më të vështirat të stinorit, duke luajtur me kampionen dhe nënkampionin aktual të Superligës — prej të cilëve pësoi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live