
Vaki kosovare, trajneri që nuk ka humbje largohet!
Një xhiro më parë ishin liderë të Ligës së Parë. Aktualisht pas xhiros së shtatë janë në pozitë të dytë, me një pikë më pak se liderja, ndërkaq ende nuk kanë pësuar humbje këtë stinor.
Dinamo e Ferizajit ka mbetur pa trajnerin e saj Astrit Fazliu me të cilin nisi stinorin në mënyrë shumë të mirë. Ekipi ferizajas ka bërë të ditur se trajneri ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij — me vendim personal!
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE
Fazliu erdhi këtë verë te Dinamoja, pasi që në stinorin e kaluar suksesshëm kishte arritur të ngriste Lepencin në Ligë të Parë nga Liga e Dytë.
“Faleminderit, Astrit Fazliu!
FC Dinamo Ferizaj njofton se Astrit Fazliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të ekipit të parë, me vendimin e tij personal.
Klubi e falënderon z. Fazliu për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të ekipit.
FC Dinamo Ferizaj i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit për gjithçka, Astrit!” — shkroi njoftimi i FC Dinamos mbrëmë.
Mbetet të shihet se kë do të angazhojë tani Dinamoja, ndërsa në xhiron që vjen luajnë derbi me Prishtinën e Re si vendas.
