
Gati të gjitha biletat për Kosova-Izraeli janë shitur!
Nuk kanë kaluar as 12 orë prej se FFK bëri të ditur se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit, ndërsa tani më ato thuajse të gjitha janë shitur.
Edhe njëherë, përkundër ngritjes së çmimit të biletave prej shtatorit të këtij viti në “Fadil Vokrri” për ndeshjet e Kosovës, është parë interesim i madh, si dhe kjo është ndeshja e fundit e Kosovës si vendas në kuadër të Ligës B të Kombeve për këtë vit.
E tani në biletoren online të FFK-së mund të gjinden vetëm disa bileta për sektorin Perëndimor me çmim prej 50 euro, si dhe ato VIP që kushtojnë 150 euro. Të tjerat, janë shitur të gjitha.
LIGA B E KOMBEVE, GRUPI 3
REZULTATET:
Kosova-Irlanda 1-0,
Austria-Izraeli 3-1,
Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,
Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,
Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.
TABELA:
1. Austria 8 pikë,
2. Kosova 5 p.,
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 2p.
NDESHJET E MBETURA:
14.11 Kosova-Izraeli
14.11 Austria-Irlanda
17.11 Irlanda-Kosova
17.11 Izraeli-Austria.
(Fituesi i grupit kalon në Ligën A të Kombeve, i dyti luan playoff për kualifikim në Ligën A të Kombeve, i treti luan playout për mbijetesë në Ligën B të Kombeve, i fundit, bie në Ligën C të Kombeve).
