
FBK Superliga
Connor Withers (Ylli) – MVP (7)
Connor Withers i Golden Eagle Yllit është shpallur MVP i javës së shtatë në ProCredit Superligë, pas një paraqitjeje shumë të mirë individuale.
Basketbollisti i skuadrës suharekase e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, duke regjistruar indeksin 33. Me këtë paraqitje, Withers u dallua si një nga lojtarët më të mirë të javës dhe fitoi çmimin e më të vlefshmit (MVP).
Whithers kreu ndeshjen me 16 pikë, 7 asistime e 7 kërcime në fitoren e ekipit të tij, duke u bërë kështu për herë të parë MVP i xhiros në Superligë, ndërsa i dyti këtë stinor nga Ylli që e merr këtë çmim.

