Agron Kolaj (Feronikeli’74) – Ylli i javës (12)

Për herë të parë këtë stinor një portier merr çmimin e më të mirit të javës nga FFK, ndërsa ai është Agron Kolaj i Feronikelit’74 që u bë protagonist kryesor i ndeshjes së ekipit të tij ndaj Malishevës, për të ruajtur portën e paprekur dhe për të nxjerrë pikë ndaj lideres!

Përndryshe, kjo është hera e dytë që një lojtar i Feronikelit’74 po merr çmimin e më të mirit në javë këtë stinor, ndërsa Kolaj vjen menjëherë pas Albin Prapashticës që e mori këtë çmim në xhiron e kaluar!

Arsyetimi i FFK-së

“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së dymbëdhjetë, ky çmim i është ndarë portierit të FC Feronikeli 74, Agron Kolaj, i cili ishte një nga protagonistët kryesor në barazimin pa gola (0:0) ndaj FC Malishevës.

Kolaj u dallua me disa pritje të shkëlqyeshme dhe ndërhyrje vendimtare, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke kontribuar në sigurimin e një pike të rëndësishme për skuadrën e tij. Me sigurinë mes shtyllave, reflekset e shpejta dhe përqendrimin gjatë gjithë takimit, ai ishte ndër më meritorët për rezultatin e arritur.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.” — shkroi në njoftimin e FFK-së.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live