Ferizaji shfrytëzon barazimin e kryesuesve, për t’iu afruar kreut

Një fitore shumë e rëndësishme e Ferizajit ka ardhur sot ndaj Besa Pejës si mysafir, pasi që ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina i është afruar edhe më kreut të renditjes dhe rivalëve me të cilët po lufton për një vend në Superligë!

Ferizaji ka shënuar fitore në ndeshje, me rezultat 1-3 [ag. 90’+2 — Emir Skender 23′, Sinan Kadiri 60′, Artin Kurtaj 90′], ndërsa rezultati final i derbit mes Prishtinës së Re dhe Lirisë i ka shkuar përshtati atyre!

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARË

Tani Ferizaji është në pozitë të tretë me 30 pikë, 3 më pak sesa Prishtina e re që qëndron në pozitë të dytë, e 6 më pak se Liria lidere! Pikërisht Ferizaji tani ka derbin me Prishtinën e Re në xhiron që vjen! Përndryshe Ferizaji është në formë shumë të mirë tani dhe nuk din për humbje në 13 ndeshjet e fundit të kampionatit!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live