
Bashkimi fiton me koshdallim të madh për të rimarrë lidershipin!
Tani më kur kreu i Superligës po mbahet nga tre ekipe me bilans të njëjtë, 7-2, Bashkimi sonte ka shfrytëzuar mundësinë që të fitojë me koshdallim të madh ndaj Rahovecit 029, 108-65, për të rimarrë kreun e Superligës.
Kjo, pritet të jetë motiv për prizrenasit që i shkojnë kampiones aktuale Trepça në xhiron e radhës për të ndërprerë serinë e fitoreve të njërës! Bashkimi kaloi lehtë Rahovecin 029 sonte, ku dihet që këta të fundit u futën në krizë financiare dhe tashmë të huajt janë larguar, pos njërit – që ka mbetur në ekip.
Igor Jovovic shfrytëzoi këtë krizë të mysafirëve, duke i dhënë mundësi secilit lojtar te të portokalltët, ku minimalisht kishte 6.45 minuta këtë duel. Shannon Shorter që luajti 20-minuta dha 18 pikë për tu bërë koshashënuesi më i mirë i Bashkimit në fitore, ndërsa nga të rinjtë që fituan minuta Fis Jashari dha 9, e Elber Kërëk 2 pikë.
Edmond Kryeziu me 18 pikë dhe Anes Gashi me 14 pikë ishin lojtarët që mbajtën vreshtarët në lojë sonte.
Bashkimi lider me sonte, është në bilans 7-2. Rahoveci 029 i fundit, me 2-7.
