Peja zytrtarizoi ish-basketbollistin e Bashkimit!

Vazhdojnë përforcimet te Peja, ndërsa së fundi verdhezinjtë kanë zyrtarizuar ish lojtarin e Bashkimit, Kyan Anderson. Amerikani me përvojë, që ka treguar cilësi të lartë në Superligë përgjatë stinorit të kaluar është pjesë e ekipit nga “Karagaçi” tashmë.

Playmakeri 180cm. i gjatë prej xhiros së ardhshme do të jetë në dispozicion të ekipit që aktualisht drejtohet nga malazezi Bosko Radovic, ndërkaq pejanët synojnë ngritjen e formës dhe pikë në renditjen e Superligës.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

“Klubi i Basketbollit Peja prezanton basketbollistin amerikan Kyan Anderson, Kyan Anderson organizatorin e lojës (Point Guard), i cili vjen me përvojë të pasur ndërkombëtare dhe me një karrierë të zhvilluar në disa prej ligave prestigjioze evropiane.
Anderson është 180 cm i gjatë dhe njihet për shpejtësinë, kontrollin e topit, vizionin në lojë dhe aftësinë për të krijuar raste si për vete, ashtu edhe për bashkëlojtarët.” — shkroi KB Peja në njoftim, ndër të tjera.

Përndryshe, përkundër riorganizimit këtë verë në klub, Peja nuk ka shënuar rezuiltate që priste në Superligë. Pas dhjetë xhirosh në Superligë ata kanë vetëm tre fitore, të tjerat i kanë humbje, dy prej të cilave ndaj skuadrave që qëndrojnë poshtë në renditje të tabelës, Vëllaznimit e Rahovecit 029.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live