Zhegrova drejt Besiktasit?!

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është në listën e dëshirave të Besiktasit të Stambollit, ku veçse qe sa vjet është Milot Rashica. Së paku, kështu thotë gazeta ditore sportive turke, Fanatik.

Sipas tyre, Besiktas është në monitorim të afërt të Zhegrovës i cili po kërkon më shumë minuta te Juventusi, por nuk po i ka ato. E Besiktas, e sheh si opcion ideal për të përforcuar krahun e sulmit të ekipit me blerjen e kosovarit.

Gazeta në fjalë, gjithashtu bën me dije se për Zhegrovën janë të interesuar edhe ekipi i Ligue 1, Monaco si dhe ekipi arab, Al-Ittihad.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në muajin dhjetor, për të shikuar nëse janë të vërteta këto spekulime të mediave turke.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live