
FBK Superliga
Përfundon seria e humbjeve, Peja i kthehet fitores!
Peja i është kthyer fitores pas humbjeve rresht! Verdhezinjtë kanë dalë më të mirë në ndeshje ndaj Vëllaznimit për t’iu rikhtyer fitores pas pesë xhirosh. Me çerekët tek në dominim, Peja fitoi duelin 80-88 në “Shani Nushi”.
Dominic Artis bëri dallimin me përvojën e tij në ndeshje, duke shënuar 24 pikë, 10 asistime e 5 kërcime në fitore. Numër të njëjtë pikësh dha edhe Xavier Johnson, që bëri edhe 7 kërcime. Ndërsa me 21 pikë lojën e kreu Gray Ricks Jr.
Kentrell Pullian përsëri tregoi veten, por nuk i mjaftoi Vëllaznimit. AI dha 27 pikë, bëri 6 asistime e 6 kërcime. Pos tij u dalluan edhe vendorët Meriton Ismaili me 15 dhe Ardian Ibishi 10 me pikë.
Me këtë fitore Peja ngritet në bilanc 3-7, ndërsa Vëllaznimi tash bëhet me 2-8.
