
Superliga: Formacioni i javës (14)
Xhiroja e katërmbëdhjetë e Superligës kaloi në shenjë të vendasve. Të gjithë ekipet që luajtën si vendase këtë xhiro shënuan fitore në shtëpi, ndërsa u shënua edhe numër i lartë i golave në krahasim me xhirot tjera. Në total 22 gola, derisa Drita me Feronikelin’74 dhuruan spektakël që pak kush e ka pritur.
Bazuar në rëndësinë e ndeshjeve dhe individët që performuan aty, TopSporti.com ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve të xhiros për të krijuar formacionin më të mirë të javës.
11-SHJA E JAVËS:
Artan Iljazi (Prishtina); Anio Poçi (Prishtina), Dren Kryeziu (Malisheva), Besnik Krasniqi (Drita), Abou Dosso (Ballkani); Arbnor Ramadani (Llapi), Albin Prapashtica (Feronikeli’74), Oniks Grezda (Drita), Assane Diatta (Prishtina); Kevin D’Almeida (Llapi), Dijar Nikqi (Ballkani).

