Anglia, ekipi i parë evropian që siguron biletën për Botëror

Tetëmbëdhjetë gola të shënuara në 6 ndeshje, asnjë e pranuar. Anglia është shteti i parë nga zona e UEFA-së që siguron biletën për Botërorin “USCAME 2026”, pasi që sonte në ndeshjen e gjashtë të grupit shënoi fitore bindëse ndaj Letonisë, 0-5 [Gordon 26′, Kane 44′, 45’+3pen., Tonisevs 58’ag., Eze 86′].

Dy ndeshje para se të përfundojë faza e rregullt kualifikuese evropiane, Anglia me 18 pikë në Grupin K me 7 pikë mbi Shqipërinë dhe 8 mbi Serbinë ka bërë atë që pritej, pamëshirshëm për pikë maksimale brenda ndeshjeve të para për të marrë vizën tejoqeanike.

Djelmoshat e Thomas Tuchelit tash në nëntor do të presin Serbinë dhe do të jenë mysafirë të Shqipërisë, në ndeshje që për ata do të jetë rutinë dhe mundësi prove për taktizime dhe ndoshta edhe testim i disa lojtarëve që mund të vulosen prej tash për në listë për Botëror.

REZULTATET E DERITASHME:

21 mars,

Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1

24 mars,

Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0

7 qershor,

Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0

10 qershor,

Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1

 

 

 

6 shtator,

Letonia-Serbia 0-1

Anglia-Andorra 2-0

9 shtator,

Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0

11 tetor,

Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1

14 tetor,

Letonia-Anglia 0-5
Andorra-Serbia 1-3

TABELA AKTUALE, GRUPI K:

1. Anglia 18 pikë, 6 ndeshje
2. Shqipëria 11 pikë, 6 ndeshje
3. Serbia 10 pikë, 6 ndeshje
4. Letonia 5 pikë, 7 ndeshje
5. Andorra 1 pikë, 7 ndeshje.

NDESHJET E MBETURA:

13 nëntor,

Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia

16 nëntor,

Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Lexo: SI KUALIFIKOHESH PËRMES PLAYOFFIT?

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live