
FBK Superliga
Arbin Rushiti zyrtarizohet te Vëllaznimi
Lojtari që së fundi ka qenë pjesë e Çair 2030 nga Shkupi, Arbin Rushiti, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Vëllaznimit. Në fakt, ai ka qenë edhe më parë pjesë e gjakovarëve, ndërsa tani është rikthyer për t’i ndihmuar kuqezinjëve në luftë për mbijetesë në Superligë.
Rushiti që mund të luajë edhe si vendor në Kosovë në Ligë të Parë të Maqedonisë Veriroe këtë stinor ka pasur mesatarisht 26.9 minuta për ndeshje, duke dhënë 8.5 pikë, 5.1 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje.
Vëllaznimi nuk e nisi mirë stinorin në Superligë, ndërsa pas 13 xhirove të para të stinorit ka bilanc 4-9 dhe është në pozitë të fundit të tabelës, në të tetin vend.
