
FutbollLajmet kryesoreSuperliga e Kosovës
Ardit Tahiri nga Llapi te HJK Helsinki
Futbollisti i Kosovës, Ardit Tahiri, do të jetë pjesë e ekipit finlandez, HJK Helsinki. Lajmin e ka zyrtarizuar ekipi i tij aktual Llapi, që ka bërë të ditur se Tahiri është huazuar deri në fund të këtij viti në ekipin nordik, të cilët kanë opsionin edhe për transfer të lojtarit pas përfundimit të kësaj periudhe.
Tahiri që luan në pozitën sulmuese, para Llapit ka qenë pjesë e Dinamo Cityt të Tiranës e para asaj ka luajtur për Dritën e Gjilanit. Vushtrriasi 22-vjeçar tash duhet të tregohet te Helsinki, derisa Llapi shpreson që pos përfitimit nga huazimi të përfitojë edhe nga transferi i përhershëm i tij, derisa ka bërë të ditur gjithashtu se do të ketë edhe përqindje nga shitja e radhës e tij, nëse realizohet transferi.