
Arjol Bllaca (Gjilani) – Ylli i javës (13)
Futbollisti i dytë i Gjilanit që këtë stinor merr çmimin e Yllit të javës dhe ai është Arjol Bllaca. Futbollisti në fjalë është vlerësuar nga KV i FFK-së, ndërsa ka pranuar edhe çmimin në zyret e Federatës sot.
Arsyetimi i FFK-së:
“Paraqitja e Arjol Bllacës në ndeshjen ndaj Malishevës është vlerësuar nga Komisioni i Veteranëve për xhiron e trembëdhjetë me çmimin “Ylli i Javës”.
Mesfushori i kuqebardhëve ishte protagonist kryesor i ndeshjes duke realizuar dy gola dhe duke kontribuar me një asistim, në fitoren 3:2, me çka dëshmoi efikasitet, kreativitet dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën ofensive të skuadrës së tij.” — shkroi FFK në njoftim.
Në anën tjetër, vetë lojtari pas marrjes së çmimit theksoi.
Deklarata e Bllacës:
“Së pari jam shumë i lumtur dhe falenderues për këtë çmim. Është kënaqësi dhe motiv të shpallem Ylli i Javës. Gjithashtu, jam i lumtur për paraqitjen dhe realzimin e dy golave, por më shumë për fitoren e ekipit. Kjo fitore erdhi me shumë angazhim dhe sakrificë nga i gjithë ekipi. Synojmë që rezultatet ti marrim në vazhdimësi dhe ta ndihmojmë klubin t’i arrijë objektivat”.
