
Publikohet lista e Kosovës, ka emra të rinj dhe rikthime!
FFK para pak çastesh ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar nga Franco Foda për ndeshjet kyçe të nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi gjerman i Kosovës ka përzgjedhur futbollistët në dispozicion, ndërsa aty shihen edhe emra të rinj të ardhur te ekipi dardan.
Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi janë fytyrat e reja të Kosovës, ndërsa vërehet edhe rikthimi i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj, që nuk ishte në grumbullimin e kaluar për shkak të lëndimit.
Kujtojmë, Kosova ka ndeshjet vendimtare në nëntor për të kërkuar së paku vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, ndërsa pret Izraelin në Prishtinë më 14 nëntor, ndërsa i shkon Irlandës në Dublin më 17 nëntor.
LISTA E KOSOVËS, PËR NËNTOR 2026 – LIGA E KOMBEVE
PORTIERË: Arjanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj;
MBROJTËS: Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Milot Avdyli;
MESFUSHORË: Ermal Krasniqi, Veldin Hodza, Erblin Osmani, Dion Kaçuri,
Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi;
SULMUES: Albion Rrahmani, Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi.
REZULTATET E DERITASHME:
Austria-Izraeli 3-1,
Kosova-Irlanda 1-0,
Austria-Kosova 3-1,
Izraeli-Irlanda 0-3,
Izraeli-Kosova 0-0,
Irlanda-Austria 2-2,
Kosova-Austria 1-1,
Irlanda-Izraeli 1-1.
TABELA AKTUALE:
1. Austria 8p.
2. Kosova 5p.
3. Irlanda 5p.
4. Izraeli 2p.
NDESHJET E MBETURA:
14.11. Kosova-Izraeli
14.11. Austria-Irlanda
17.11. Izraeli-Austria
17.11. Irlanda-Kosova.


