Maran publikon të ftuarit për ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit të kuqezinjëve.

Shqipëria në dy përballjet e mbetura të Ligës C të Kombeve do të ketë dy ndeshje vendimtare, ku më 12 nëntor pret Finlandën, ndërsa më 15 nëntor udhëton në Bjellorusi.

Ndërsa Maran për këto duele ka bërë këtë listë të lojtarëve për t’i pasur në dispozicion gjatë ndeshjeve të rëndësishme.

SHQIPËRIA, NËNTOR 2026 – LIGA C E KOMBEVE:

PORTIERË: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani;

MBROJTËS: Berat Djimsiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

MESFUSHORË: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

SULMUES: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

Kujtojmë Shqipëria është lidere e grupit, por kuqezinjtë në këto përballje kanë kundërshtarë dy skuadrat që gjithashtu kërkojnë vendin e parë në grup.

REZULTATET E DERITASHME:

Shqipëria – Bjellorusia 2-0,
San Marino – Shqipëria 0-3,
Finlanda – Shqipëria 2-1,
Shqipëria – San Marino 2-1.

TABELA AKTUALE:

1. Shqipëria, 9p.
2. Bjellorusia, 7p.
3. Finlanda, 7p.
4. San Marino 0p.

NDESHJET E MBETURA:

12.11. Shqipëria – Finlanda,
15.11. Bjellorusia – Shqipëria.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live