Armando Broja: Kemi shanset maksimale

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në konferencë për shtyp para ndeshjes, doli sulmuesi Armando Broja

Armando Broja u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë. Sulmuesi kuqezi theksoi se pavarësisht se i mungon goli, fokusi i tij mbetet tek ekipi dhe te suksesi kolektiv, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shanse reale për të arritur objektivin dhe do të luftojë deri në fund për ëndrrën e Botërorit.

Është ndeshja e duhur që Broja të rikthehet te goli dhe të marrim fitoren?

– Për mua, më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët, rezultatin që na duhet. Normalisht, kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të fitojmë ndeshjArmando Broja u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë. Sulmuesi kuqezi theksoi se pavarësisht se i mungon goli, fokusi i tij mbetet tek ekipi dhe te suksesi kolektiv, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shanse reale për të arritur objektivin dhe do të luftojë deri në fund për ëndrrën e Botërorit.

Është ndeshja e duhur që Broja të rikthehet te goli dhe të marrim fitoren?

– Për mua, më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët, rezultatin që na duhet. Normalisht, kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të fitojmë ndeshjen dhe të ndihmoj ekipin me pasime, topa dhe gola, nëse do të kem mundësi. Por, më e rëndësishme për mua është të fitojmë dhe të marrim 3 pikët.

Si është atmosfera brenda ekipit?

– Siç tha edhe Ajeti, kjo është një ndeshje futbolli shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar, e dimë që është një ndeshje e madhe, dhe luajmë jashtë. Jemi bashkë, do të dëgjojmë trajnerin dhe do të bëjmë çdo gjë në fushë për fitore.

Sa të mungon goli?

– Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, në krahun e majtë, të djathtë apo në mesfushë, varet si shkon ndeshja. Kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh, sepse më thotë që duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar për të shfrytëzuar rastet që mund të na dalin për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen. Gjithashtu, kam qejf të ndihmoj ekipin edhe me asistime për gol. Më mungon goli, por nuk e kam mendjen aty, dua të fitojmë ndeshjen.

Sa shanse kemi për të fituar dhe sa e besoni ëndrrën e Botërorit?

– Kemi shanset maksimale. Kemi një grup të vështirë, me Anglinë dhe Serbinë. Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë.en dhe të ndihmoj ekipin me pasime, topa dhe gola, nëse do të kem mundësi. Por, më e rëndësishme për mua është të fitojmë dhe të marrim 3 pikët.

Si është atmosfera brenda ekipit?

– Siç tha edhe Ajeti, kjo është një ndeshje futbolli shumë e rëndësishme. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar, e dimë që është një ndeshje e madhe, dhe luajmë jashtë. Jemi bashkë, do të dëgjojmë trajnerin dhe do të bëjmë çdo gjë në fushë për fitore.

Sa të mungon goli?

– Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, në krahun e majtë, të djathtë apo në mesfushë, varet si shkon ndeshja. Kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh, sepse më thotë që duhet të jemi të fokusuar dhe të përqendruar për të shfrytëzuar rastet që mund të na dalin për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen. Gjithashtu, kam qejf të ndihmoj ekipin edhe me asistime për gol. Më mungon goli, por nuk e kam mendjen aty, dua të fitojmë ndeshjen.

Sa shanse kemi për të fituar dhe sa e besoni ëndrrën e Botërorit?

– Kemi shanset maksimale. Kemi një grup të vështirë, me Anglinë dhe Serbinë. Të gjitha ekipet kanë shanset e tyre, por ne do të luftojmë deri në fund. Jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës dhe duam të fitojmë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live