
Ndërkombëtare
Aston Villa merr sulmuesin e Besiktasit
Ekipi i Premier Ligës, që po kalon një stinor tepër të mirë nën drejtimin e spanjollit Unai Emery, Aston Villa, është shumë afër zyrtarizimit të lojtarit të ri në ekip që vjen nga Stambolli.
Sulmuesi anglez, Tammy Abraham, që aktualisht është pjesë e Besiktasit do të udhëtojë sot në Birmingham për të kompletuar testet mjekësore te Aston Villa, ndërsa 28 vjeçari pritet të bëhet forcë shtesë e sulmit të ekipit, pasi që skuadra shiti Donyell Malenin te Roma.
Sipas BBC Sport, Aston Villa do t’ia paguajë Besiktasit 20.5 milionë euro për kartonin e lojtarit. Si pjesë e marrëveshjes, Besiktasi do ta merr Yasin Ozcanin i cili është huazuar te Anderlecht nga Aston Villa.
