Ballkani vazhdon ndjekjen e kreut

Pas pjesës së parë pa gola, Ballkani është ndezur në pjesë të dytë falë Almir Kryeziut për të siguruar fitoren ndaj Dukagjinit dhe për të vazhduar ndjekjen e kreut të Superligës, që aktualisht është i zënë nga Prishtina.

Ballkani mposhti si vendas Dukagjinin sot, Ballkani – Dukagjini 2-0 [Almir Kryeziu 53′, Margono 76ag.’]. Me këtë fitore, ekipi i Orges Shehit vazhdon të ndjek lideren që ka 4 pikë më shumë, pas disfatës që e kishte pësuar nga ata.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ka qenë kjo fitorja e pestë kampionale e Ballkanit dhe tashmë ekipi suharekas ka krijuar distancë 4 pikëshe edhe nga pozita e tretë, derisa në xhiron që vjen, pret Gjilanin.

Dukagjini në anën tjetër mbylli ciklin e parë të Superligës në pozitë të tretë të renditjes, me 14 pikë nga 9 ndeshjet e para. Po aq pikë ka edhe pozita e katërt, ku gjendet kampionja aktuale Drita. Dukagjini në xhiron e radhës i shkon lideres, Prishtina.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live