
Barazim ndaj Zvicrës në Prishtinë, ëndrra për Botëror vazhdon në mars
Në një natë me shi në Prishtinë, Kosova e Zvicra sonte luajtën baraz, rezultat i cili e konfirmon atë që pritej: Kosova përfundon e dyta në grup, me ç’rast Botërorin 2026 do ta kërkojë përmes Play Off-it të muajit mars vitin e ardhshëm, e Zvicra pa befasi shkon direkt në Botëror si e para e grupit.
Ndeshja e sontme u mbyll 1-1.
Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, ishte Vargas ai që shënoi 0-1 për zvicranët pak pasi filloi pjesa e dytë (47′), e barazimi i Kosovës erdhi në minutën e 74′, kur Florent Muslija shënoi një supergol me të djathtën.
Siç ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kampanje kualifikuese, me përjashtim të ndeshjes së parë ndaj Zvicrës në Basel, Kosova edhe sonte u tregua skuadër kompakte, e diciplinuar dhe e pjekur dhe me meritë e mbyllë grupin në vendin e dytë.
Kundërshtarët e Play Off-it Kosova do t’i kuptojë ditëve të ardhshme.
TË GJITHA REZULTATET E GRUPIT KUALIFIKUES:
5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2
Zvicra-Sllovenia 3-0
Kosova-Sllovenia 0-0
Suedia-Kosova 0-1
Sllovenia-Zvicra 0-0
15 nëntor,
Sllovenia-Kosova 0-2
Zvicra-Suedia 3-1
18 nëntor,
Suedia-Sllovenia 1-1
Kosova-Zvicra 1-1
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT B:
2. Kosova 11 pikë,
3. Sllovenia 4 pikë,
4. Suedia 2 pikë.
Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.
