Bashkimi merr rrugë për Zagreb, Cibona e pret në “Drazen Petrovic”

Pas arritjes historike të debutimit në FIBA Europe Cup me fitore dhe pas kualifikimit “me fat”, Bashkimi sot ka marrë rrugë drejt Zagrebit për të zhvilluar ndeshjen e parë të fazës grupore në këtë ligë të basketbollit evropian.

Kjo do të jetë hera e parë që ekipi prizrenas do të luajë fazën grupore të një gare të FIBA Europe, ndërsa portokallezinjtë kanë bërë të ditur se ekipi është nisur sot për në Kroaci.

E Bashkimin në ndeshjen e parë atje e pret ekipi i njohur kroat, Cibona, që luan në palestrën që mbanë emrin e legjendës së basketbollit evropian dhe botëror, “Drazen Petrovic”. Ndeshja Cibona – Bashkimi luhet nesër mbrëma me fillim prej orës 18.30, ndërsa do të tranmsetohet direkt në kanalin e Youtube të FIBA Europe Cup.

Ndeshja Cibona-Bashkimi është ndeshja e parë e Grupit J të FIBA Europe Cup, ndërsa kundërshtarë tjerë në grup janë edhe Dijon dhe Reggiana. Këta luajnë nesër gjithashtu, por prej orës 20.00, ku vendas janë francezët.

Te Bashkimi nuk ka lëndime të raportuara e as ndonjë mungesë tjetër në ekip. Prizrenasit e drejtuar nga Igor Jovovic kanë nisur me fitore Superligën dhe për shkak të koshdallimit të madh janë të parët pas xhiros së parë të luajtur të stinorit.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live