Bora me fitore të madhe në Rahovec!

Bora ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në luftë për mbijetesë. Ekipi prishtinas ka nisur mbarë ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës, derisa ka shënuar fitore ndaj Rahovecit 029 në “Mizahir Isma” me 20 pikë dallim, 65-85.

Bora pati start të fuqishëm, 11-23. Pas kësaj, Rahoveci 029 nuk arriti t’ua shkrijë krejtësisht epërsinë dhe prishtinasit duke e ngritur këtë gradualisht fituan ndeshjen.

Përvoja e Amin Hotit dha 19 pikë sonte, derisa shënoi 4 trepikësha nga 9 tentime. Kapiteni Adem Mekic dha kontribut të madh, duke shënuar 14 pikë, 4 asistime dhe 7 kërcime në fitore, ndërsa me 11 pikë ndeshjen e kreu Tyler Cheese.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te Rahoveci 029 double-double i Julian Roches nuk mjaftoi! Ai kreu lojën me 16 pikë e 14 kërcime, por ndihma nga të tjerët nuk ishte e mjaftueshme për të bërë diçka më shumë në pjesë të dytë dhe kështu vreshtarët u pajtuan në fund me disfatën.

Derisa Bora bën bilancin 2-6 dhe i ikë fundit të tabelës momentalisht, Rahoveci përjetoi humbjen e pestë sezonale dhe tani është në bilanc 3-5.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live