
Bora ngriu Bashkimin, për tu ngritur në renditje
Bora ka shënuar edhe një fitore të madhe dhe tashmë kur po përfundon cikli i tretë i ndeshjeve të Superligës është në rrugë të mirë për të siguruar për herë të parë në histori playoffin dhe atë me përparësi terreni vendas!
Pas një paraqitjeje tepër të mirë në pjesë të parë dhe me lojën e pandalshme të Tyler Cheese-it, Bora ka mposhtur Bashkimin sonte në “1 tetori” me rezultat 86-71.
Dallimi i madh u bë në pjesë të parë të ndeshjes, kur Bora mori çerekun e parë me 20-14 e të dytin me 23-18. Përkundër se Bashkimi u mundua në çerek të tretë, 18-22, ai i fundit përsëri foli në emër të ekipit të drejtuar nga Zoran Kascelan për të shkuar te fitorja me 15 pikë dallim.
Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Cheese kreu lojën me 32 pikë, 3 asistime e 7 kërcime, ndërsa 16 pikë e 4 asistime i bëri Alex Hunter e 12 pikë i dha Rinor Mehmedi.
Te Bashkimi lojtari më efikas ka qenë Lejson Zeqiri me 18 pikë, ndërsa me nga 13 pikë ndeshjen e kryen Kyan Anderson dhe Kenny Wooten.
Me këtë fitore, Bora ka bërë bilancin 11-10 dhe ka dalë në pozitë të tretë të renditjes tabelare, ndërkaq Bashkimi mbetet i dyti, por larg lideres, Trepçа. Bashkimi tash është në bilanc 14-7.
