Bora thellon krizën e Prishtinës

Me një çerek të fundit të mençur, Bora ka shënuar fitore ndaj Prishtinës në derbin lokal të kryeqytetit, derisa “facoletat” që po kalojnë stinorin e dytë në Superligë kanë pastruar bukur mirë bardhekaltërit me 66-71.

Shaquan Jules me 24 pikë e 8 kërcime ka qenë kryesori në fitoren e Borës, ndërsa pos tij, Tyler Cheese është dalluar me 20 pikë, 4 asistime e 9 kërcime si dhe i zakonshmi Alex Hunter me 14 pikë, 5 asistime e 4 kërcime.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Te Prishtina, që po ka krizë në klub, Adrio Bailey luajti me 22 pikë e 10 kërcime, ndërsa Deondre Burns shënoi 15 pikë, 3 asistime e 8 kërcime në këtë disfatë, që tani bën Prishtinën 7-9 në bilanc dhe e rrëzon në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare.

Bora, me fitoren e sontme hyri në TOP-4’she, duke bërë bilancin 8-8.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live