
FBK SuperligaKosova
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Sllovakia
Biletat janë në shitje! Mbështete Kosovën drejt fitores!
Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.
Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro.
Ndeshja e dytë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029:
27 shkurt 2026; Ora 19:00; Palestra sportive “Sezai Surroi”, Prizren.
Kosova vs. Sllovakia.
TABELA AKTUALE:
- Kosova 1-0
- Sllovakia 1-0
- Shqipëria 0-2.
