Dede debuton me fitore, Ferizaji i ikë fundit

Ferizaji, që para kësaj xhiroje ishte në fund të tabelës së Superligës ka shënuar fitore sot në debutim të trajnerit të ri të ekipit, Nevil Dede dhe me tre pikët e marra nga ky duel, ka dalë nga fundi i tabelës.

Me nga një gol për pjesë sot, Ferizaji mposhti Drenicën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, për të arritur te fitorja, 2-0 [Valmir Nafiu 26’pen., Donart Llabjani 90’+5].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Nafiu shënoi për epërsinë e vendasve nga penalltia, pas shikimit të rastit nga VAR. Ndërsa krejt në fund të ndeshjes Llabjani doli në skenë për të mos lënë dilema për fituesin e duelit.

Derisa Ferizaji me këtë fitore prej 8 ndeshjeve arrin te kuota e 9 pikëve dhe për momentin është i shtati në tabelë, Drenica me 11 pikë mbyllë xhiron në pozitë të katërt. Për ekipin e Sokolit, kjo ka qenë disfata e tretë sezonale.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live