Derbi pa gola, Dinamoja ruan lidershipin në Prizren!

Përkundër se kishte raste dhe dominim, Liria nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit në “Përparim Thaçi” sot, ndërsa ka barazuar pa gola ndaj Dinamos së Ferizajit, që mbetet lidere e Ligës së Parë edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit.

Mysafirët, që aktualisht po drejtohen nga Leotrim Krasniqi kanë arritur të ruajnë portën e tyre dhe të sigurojnë pikë të rëndësishme në mysafirllëk, për të mos lënë kundërshtarin që t’ua merr kreun e tabelës së paku edhe këtë xhiro. Për më tepër, Dinamo luajti një pjesë të mirë të duelit me 10 lojtarë, kur futbollisti i tyre u ndëshkua me karton të kuq.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Ekipet u ndanë me rezultat Liria – Dinamo 0-0, ndërsa Dinamoja mbetet ekip i vetëm i pamposhtur në Ligë të Parë të Kosovës akoma. Liderja tash ka 19 pikë, ndërsa Liria është e treta me një ndeshje më pak të luajtur dhe ka 2 pikë më pak.

Në xhiron që vjen, Dinamon e pret derbi lokal ndaj Ferizajit, ndërsa Liria udhëton në një derbi të vjetër, ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live