Fitore me trajner të ri, para derbit lokal ndaj lideres

Ferizaji është këndellur këtë xhiro, duke shënuar fitore me rezultat minimal ndaj Mitrovicës në shtëpi. Ka mjaftuar goli i Ardi Shalës në pjesë të parë të ndeshjes për fitoren e ferizajasve sot dhe për ngritje në renditje tabelare, Ferizaji – Mitrovica 1-0 [Ardi Shala 33′].

Te Ferizaji sot debutoi edhe trajneri i ri i ekipit, Arbnor Morina, i cili tashmë do të nis të përgatis skuadrës për derbin që i pret në xhiron e radhës, kur Ferizaji luan ndaj lideres, Dinamo. Dinamoja është gjithashtu nga Ferizaji dhe ekipet do të luftojnë në këtë derbi lokal për rezultat pozitiv.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Ferizaji me këtë fitore ka arritur kuotën e 13 pikëve dhe është ngjitur në pozitë të shtatë të renditjes tabelare. Mitrovica në anën tjetër është në zonë të rrezikshme, pa fitore akoma dhe me vetëm 4 pikë nga duelet e deritashme.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live