Dramën e minutës së fundit e fitoi Prishtina!

Ka qenë Bardh Rexha i Rahovecit 029 që vodhi një top, e para asaj mori një kërcim në mbrojtje për të sjellë ndeshjen në 20 sekondat e fundit me rezultatin 94-95 për Prishtinën. Time-out i plotë nga myasafirët nga kryeqyteti, ndërsa nga gjuajtjet e lira Prishtina shënoi dy herë për të bërë rezultatin 94-97.

Shutin vendimtar për Rahovecin 029 nuk arriti ta fus në kosh Kareem Rozier dhe kështu mysafirët dolën fitues nga përballja që u bë tepër dramatike në minutën e fundit të lojës dhe veçanërisht në 20 sekondëshin e fundit të saj.

Prishtina kështu mori fitoren e dytë kampionale nën drejtimin e Jeronimo Sarinit dhe mbyll xhiron e katërt në pozitë të pestë me bilans 2-2, derisa Rahoveci 029 mbetet akoma pa fitore këtë stinor, duke shkuar në 0-4.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Bryson Dawkins ka qenë njeriu i ndeshjes për Prishtinën sonte, pasi që dha 27 pikë, bëri 5 asistime dhe 13 kërcime për të kryer lojën me double-double, të cilën e arriti edhe Ajiri Johnson me 24 pikë, 1 asistim dhe 10 kërcime.

Te Rahovecit 029 të drejtuar nga Goran Samardziev, që në fund arriti të shkojë në vazhdime, më efikasi ka qenë Mika Adams-Owens me 20 pikë, 7 asistime e 9 kërcime, ndërsa Rozier që dështoi për të shënuar shutin e fundit të ndeshjes kreu lojën me 14 pikë të shënuara e 5 asistime.

Derisa Rahoveci 029 menjëherë pas ndeshjes në llogarinë e ekipit në Facebook shkroi “Hajgare, marre!”, Prishtina komentoi gjithashtu shkurt, “Fitore në Rahovec”.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live