Xhemal Ibishi (Malisheva) – Ylli i javës (8)

Futbollisti i Malishevës, që vendosi duelin në mes të kampiones, Drita dhe Malishevës, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros nga FFK-ja. Sipas njoftimit, Xhemal Ibishi që shënoi për fitoren e madhe të Malishevës si mysafir është përzgjedhur për çmimin “Ylli i javës” për xhiron e tetë të Superligës.

“Ibishi realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të takimit, duke i siguruar Malishevës tri pikë tejet të vlefshme në një përballje të vështirë në udhëtim. Përveç golit, ai u dallua me angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes”, ka shkruar FFK-ja.

Ibishi merr për herë të parë këtë çmim, ndërsa për këtë stinor është lojtari i dytë i Malishevës që stoliset me “Yllin e javës” pas Vusal Isgandarli, që ishte shpallë më i miri i xhiros së pestë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live