
Edhe një trajner largohet nga ekipi!
Tetori nuk ka dalë të jetë i mirë për trajnerët në përgjithësi, derisa disa skuadra kanë njoftuar për largime e shkarkime të trajnerëve në ekipet e tyre.
Kështu, së fundi trajneri i Tefik Çangës Erdin Hashani ka bërë të ditur
ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë e tij personale të Facebookut.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
“Pas nje vendimi te menduar mire, kam vendosur te jap doreheqje nga pozita ime si trajner i K.F Tefik Çanges.
Besoj se ne sport, ashtu si ne jete, ka parime qe nuk thyhen, vlera qe nuk negociohen dhe standarde profesionale qe duhet te respektohen. Per mua, integriteti, korrektesia dhe profesionalizmi kane qene dhe do te mbeten gjithmone mbi cdo interes tjeter.
Ndonjehere, vendimi me i veshtire nuk eshte te qendrosh, por te largohesh me dinjitet, pa i shkelur parimet e tua.
Faleminderit te gjitheve me te cilet kam bashkepunuar. Rruget profesionale mund te ndahen, por rrespekti do te mbetet gjithmone”. — shkroi ai.
Përndryshe llogaria e Tefik Çangës nuk ka postuar asgjë qysh para ndeshjes së fundit kampionale! Skuadra është në pozitë të fundit të renditjes tabelare të Ligës së Parë dhe ka vetëm 3 pikë pas 9 ndeshjeve të luajtura. Përndryshe, Hashani është trajneri i dytë këtë stinor i ferizajasve. Tefik Çanga stinorit 2026/27 ia kishte filluar me Sherif Topallin, prej të cilit u nda pas 3 xhirove të para!
Tani, skuadra që është pa fitore në Ligë të Parë, pritet që të emërojë trajnerin e tretë të këtij stinori, me të cilin do të shpresojë në këndellje të skuadrës, pasi që sezoni 2026/27 në Ligë të Parë do të heq dorë nga 4 skuadra!
