
Dobratiqi fundos Drenicën dhe nxjerr ekipin e tij nga fundi!
Duel derbi i fundit të tabelës. Drenica me 21 pikë priste Prishtinën e Re me 18 pikë sot në “Liman Gegaj” të Malishevës, ndërsas trajneri i ardhur në afatin kalimtar të janarit te kuqezinjtë, Thomas Brdaric, priste fitoren e parë si vendas me ekipin e tij.
Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGES
Por, kështu nuk mendoi futbollisti i Prishtinës së Re, Lorik Dobratiqi. Ekipi i Qëndrim Kidës i koncentruar jashtëzakonisht dhe me detyra të qarta në lojë, kujdesshëm shkoi drejt fitores dhe me golat e shënuara në fund të pjesës së parë dhe pak pas fillimit të pjesës së dytë, debutuesit në Superligë morën fitore tepër të madhe, Drenica – Prishtina e Re [Lorik Dobratiqi 41′, 58′].

Tani, pas XXI xhirosh, Prishtina e Re ka 21 pikë dhe është në pozitë të nëntë, mbi Drenicën gjithashtu me 21 pikë, që është në fund të tabelës.
