Dren Zatriqi kryetar për nominim të zyrtarëve

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi të lëshuar në faqen e saj zyrtare se ka emëruar Dren Zatriqin si kryetar të Komisionit për Nominimin e Personave Zyrtarë të ndeshjeve për edicionin e ri të garave, 2025/26.

Në njoftim FBK ka shkruar se:

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me datë 26 gusht 2025, duke u bazuar në Statutin e FBK-së dhe në kompetencat që i takojnë,

Vendosi:

Dren Zatriqi emërohet Kryetar i Komisionit për Nominimin e Personave Zyrtarë të Ndeshjeve për edicionin 2025/26.” — shkroi ndër të tjera aty, duke bërë të ditur se i njëjti me këtë rast ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritashme e tij, si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live