Drita-Celje | Vështirë po, pamundur jo!

Sonte Drita do të del në paraqitjen historike të saj për futbollin kosovar. Gjilanasit kanë arritur që të sigurojnë fazën e playoffit në kuadër të Ligës së Konferencës dhe përballë kanë Celjen sllovene në “Fadil Vokrri” sonte, ku kërkojnë rezultat sa më të mirë për ndeshjen e kthimit, që luhet një javë më pas.

Trajneri Zekirija Ramadani që shkroi historinë e futbollit kosovar me Dritën, duke u bërë si ekip i parë që ka arritur në pjesën e dytë të stinorit në gara evropiane, pos tjerash ka thënë se ekipi ka motivin e duhur dhe vetëm funksionimi si ekip sjell sukses.

“Do jetë ndeshje e vështirë por ne kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi pergatitur ekipin në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik edhe pse do të jetë e vështirë por asesi i pamundur kualifikimi.” — ka thënë tekniku shkupjan i bardhekaltërve.

Dueli Drita – Celje luhet sonte në “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 21.00. Ndeshja e kthimit një javë më vonë në Slloveni prej orës 18.45. Ekipi më i mirë nga dy duelet kalon tutje në Ligë të Konferencës.

Bastoret favorizojnë me të mëdha kampionin slloven në këtë ndeshje, ndërsa ekipi i Celjes posa ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm Albert Riera, të cilin e rrëmbeu Eintracht Frankfurti.

Fitorja e Dritës sonte kuotohet 4.60, barazimi 3.60, ndërsa fitorja e Celjes 1.90. Kurse bastoret si 1xbet në opcionin e gjasave për të kaluar fazën e playoffit Celjes i jep kuotë 1.17, derisa Dritës 4.4.

Këtë e di shumë mirë edhe Raddy Ovouka (26), mbrojtësi kongolez i Dritës.

“Është ndeshje ndaj një ekipi të madh. Ne jemi përgatitur mirë për ndeshjen dhe presim paraqitje të mirë.” — tha Ovouka.

Biletat për “Fadil Vokrri” nuk janë shitur të gjitha. Por, gjithsesi pritet përkrahje për Dritën sado që kanë vendosur të shkojnë në tribuna. Gjithsesi, ndeshja do të ketë transmetim edhe në televizionin publik të Kosovës, RTK-1.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live