
Drita fiton Superkupën e Kosovës
Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës në finalen e Superkupës së Kosovës të zhvilluar sot në Antalya, ndërsa ekipi gjilanas me fitore 2-1 ka ngritur trofeun e parë të vitit 2026.
Drita fitoi trofeun me përmbysje, pasi që pas golit të parë të epërsisë së Prishtinës shënuar nga Leotrim Kryeziu (8′). Por, më pas Drita u ringjall ndërsa nga një penallti e fituar Besnik Krasniqi (39′) barazoi.
Pak para fundit të parë, mesfushori debutues te Prishtina Harun Karic mori karton të kuq, pasi që gjatë një kundërsulmi, ndali futbollistin e Dritës në mënyrë të palejuar, ku boshnjaku ishte lojtar i fundit.
Në pjesë të dytë, me të nisur ajo, Drita shënoi për epërsi me Kristal Abazajn (50′) – ndërsa Prishtina nuk pati më fuqi për të bërë më shumë dhe kështu fitoi trofeun e dytë të Superkupës së Kosovës në histori. është trofeu i parë i Superkupës për Dritën, që prej vitit 2018.
