Drita mbron titullin duke fituar derbin!

Pa asnjë dilemë, Drita kampione dhe atë duke e fituar ndjekësin kryesor të saj këtë stinor në luftë për titull, Ballkanin. Dy gola të shënuara nga vendasit për të marrë trepikëshin që ua konfirmon titullin kampion tri xhiro para se të përfundojë stinori, ndërsa në total ky është titulli i pestë i kampionit për gjilanasit.

Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Ylli i palodhshëm i skuadrës, Besnik Krasniqi i dha epërsinë Dritës sot, duke shënuar në minutën e 23-të të ndeshjes për 1-0, ndërsa ndeshjes dhe dilemave për fundin e saj, epilogun ia dha AbdoulKarim Dante me golin e tij 4 minuta para fundit të ndeshjes, për 2-0 përfundimtare. Ballkani sot, ishte larg të kërkuarit të diçkaje që do të mund ta ndalte Dritën!

Pos Dritës, një festë e veçantë edhe për trajnerin Zekirija Ramadani, që gjithashtu fiton titullin e pestë të kampionit në Kosovë! Drita si kampione e stinorit 2025/26 do të merr pjesë përsëri në kualifikime për Ligë të Kampionëve këtë verë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live