Drita mbylli bashkëpunimin me ganezin

Skuadra e Dritës ka bërë të ditur dje se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin ganez të ekipit, Ibrahim Salifu. Mesfushori 25 vjeçar dhe Drita kanë ndarë rrugët me përfundim të kontratës së lojtarit, ndërsa klubi e ka falenderuar atë për bashkëpunimin e deritashëm.

“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Salifu Ibrahim.
Klubi ynë e falënderon Salifu për kontributin gjatë kohës së kaluar te ne dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Thank you Salifu Ibrahim.” — shkroi FC Drita në njoftim.

Salifu në stinorin e kaluar ka regjistruar 24 paraqitje te Drita, por këtë stinor ka qenë vetëm 4 herë në formacion të Zekirija Ramadanit në Superligë. Ai këtë stinor ka regjistruar një asistim dhe një gol për bardhekaltërit e Gjilanit, që janë edhe kampionë aktual të Kosovës.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live