Drita mëson kundërshtarin e playoffit në UECL

Drita ka mësuar kundërshtarin e playoffit në luftë për të tetën e finales në Ligë të Konferencës. Ekipi gjilanas, i drejtuar nga Zekirija Ramadani që ka shkruar historinë e futbollit kosovar në gara të UEFA-së me arritjen deri në këtë fazë do të ndeshet me Celjen sllovene në playoff.

Dueli i parë i Dritës do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 19 shkurt, ndërsa ai kthyes më 26 shkurt në Slloveni. Në rast të kalimit të kësaj faze dhe arritjen në të tetën e finales, Drita në short do të ketë njërin nga këta kundërshtarë, Sparta ose AEK.

Përndryshe, në short janë tërhequr këto ndeshje për fazën e playoffit, ku fituesi kalon në të tetën e finales së Ligës së Konferencës.

PLAYOFF I UECL, DUELET PAS SHORTIT:

Kups (FIN) – Lech Poznan (POL)
Zrinjski (BiH) – Crystal Palace (ENG)
Shkëndija (NMC) – Samsunspor (TUR)
Sigma Olomuc (CZE) – Lausanne (SUI)
Noah (ARM) – AZ Alkmaar (NED)
Jagiellonia (POL) – Fiorentina (ITA)
Drita (KOS) – Celje (SVN)
Omonoia (CYP) – Rijeka (CRO).

Ndeshjet e para: 19 shkurt

Ndeshjet e kthimit: 26 shkurt.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live