Dukagjini rikthen qendërsulmuesin ganez në Superligë

Dikur bëri emër me Prishtinën, tani është kthyer në Superligë dhe do të mbrojë ngjyrat e Dukagjinit. Qendërsulmuesi ganez Khalid Abdul Basit në moshën 29 vjeçare i kthehet Kosovës dhe do të punojë nën urdhërat e trajnerit Ismet Munishi.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Basit Abdul Khalid. 29-vjeçari nga Ghana i bashkohet familjes sonë për këtë sezon, duke sjellë me vete përvojë dhe cilësi në repartin ofensiv. Të gjithë në klub i dëshirojmë Khalidit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë!” – shkroi KF Dukagjini në njoftim.

Khalid Abdul Basit së fundi ka qenë pa ekip, ndërkaq pas Prishtinës luajti pak në Maqedoninë Veriore, Moldavi, kurse së fundi ka qenë në El Ettihad Al-Misraty të Libisë, me të cilët u nda në janar të këtij viti dhe mbeti pa klub.

Qendërsulmuesi korpulent tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e Dukagjinit të Klinës që aktualisht pas tetë xhirove të para të stinorit në Superligë është në pozitë të tretë të tabelës me 14 pikë, 5 më pak se liderja Prishtina.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live