
Dy javë para shortit të Ligës së Kombeve 2026/27
Kosova është në Ligën B të Kombeve për herë të parë në histori të saj dhe në histori të garës. “Dardanët” kanë arritur që të plasohen aty, kur si vend i dytë në grupin përkatës në Ligën C të Kombeve luajtën playoff me të parafundit të Ligës B 2024/25, Islandën, të cilën e mposhtën si në Prishtinë ashtu edhe si mysafir.
Kjo, bëri që ekipi i Franco Fodës të festojë dhe për herë të parë do të gjendet në një aventurë më të fortë të garës joshëse të UEFA-së. E sa i përket asaj se cilat vende do të jenë rivalë të Kosovës në Ligën e Kombeve 2026/27 do të vendoset pas dy javësh.

UEFA ka bërë të ditur se shorti për fazën grupore të Ligës së Kombeve 2026/27 do të mbahet më 12 shkurt 2026, kurse faza grupore fillon me ndeshje gjashtë shtatorit të këtij viti.
Si kundërshtarë të mundshëm të Kosovës kësaj radhe janë skuadra të forta. E Kosova është në vazon e fundit të Ligës C, ndërsa të gjitha vazot e Ligës C janë si mëposhtë.
LIGA B E KOMBEVE, vazot për edicionin 2026/27:
VAZO 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli.
VAZO 2: Zvicra, Bosnja e Hercegovina, Austria, Ukraina.

VAZO 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania.
VAZO 4. Suedia, Maqedonia Veriore, Irlanda Veriore, Kosova.
Gara interesante për secilën pozitë
Në short, Kosovës do t’i bie nga një skuadër prej secilës vazo, ndërsa secili grup i Ligës së Kombeve përmban 4 ekipe pjesëmarrëse ku secila ka pse të garojë tashmë. I pari, për ngritje direkte në Ligën A. I dyti për playoff drejt Ligës A. I treti, për playoff për Ligën C, kurse i katërti rënie direkte në Ligën C.
Kushti i vetëm
Prej kushteve të shortit për Kosovën vetëm një gjë është e ditur, për arsye politike nuk do të mund të jetë me Bosnje e Hercegovinën në një grup.
