
Dy ndeshje luhen, dy ndeshje regjistrohen 20-0 në Ligën Unike
Liga Unike e Meshkujve zhvillon xhiron e gjashtë, që është vendimtare, për skuadrat që duan të jenë pjesë e Final 4.
Skuadrat kërkojnë fitoren për të qenë pjesë e Final 4, që këtë vit organizohet në Shqipëri, e më pas për të luftuar për titullin e kampionit.
Takim interesant pritet ndërmjet Vllaznisë dhe GO+ Pejës, pasi shkodranët fituan duelin në Pejë me rezultat 71:81. Shkodranët kanë dy fitore e një humbje, kurse pejanët kanë një fitore e tri humbje.
Golden Eagle Ylli e pret Apoloninë në një tjetër sfidë interesante. Ylli ka dy fitore e dy humbje, kurse Apolonia dy fitore e një humbje. Në Fier fituan therandasit 61:71.
Ndeshja e Grupit A do të regjistrohen me rezultat zyrtar Besëlidhja-Vëllaznimi 20:0 dhe Bora-Teuta 0:20.
Liga Unike-Java 6
GRUPI B
E mërkurë
18:00 Vllaznia – GO+ Peja
19:30 Golden Eagle Ylli – Apolonia.
TABELAT AKTUALE TË GRUPEVE
GRUPI A:
1. Besëlidhja, 4-0
2. Vëllaznimi, 3-3
3. Bora, 1-2
4. Teuta, 0-3.
GRUPI B:
1. Ylli, 2-2
2. Vllaznia, 2-1
3. Peja, 1-3
4. Apolonia, 2-1.
