
Edhe kapiteni vazhdon me Lirinë
Pas vazhdimit të kontratës me trajnerin Ismet Munishi dhe disa lojtarë të rëndësishëm të ekipit, nuk kishte se si të mungojë edhe vazhdimi i marrëveshjes së bardhezinjëve prizrenas me kapitenin e tyre.
Kështu, edhe Fitim Susuri ka vazhduar kontratën me Lirinë që ka ndërruar pronarët e klubit dhe ka siguruar që “Suso” të vazhdojë edhe minimalisht dy stinorë me ekipin.
“Suso Vazhdon!
Kapiteni ynë, Fitim Susuri, ka vazhduar kontratën me ne edhe për 2 vite.
Lider në fushë dhe jashtë saj, Fitimi do të vazhdojë të udhëheqë ekipin bardhezi me përkushtimin dhe eksperiencën e tij.” — shkroi FC Liria në njoftim.
Liria në stinorin e kaluar nuk arriti që të kalojë përballjen e barazhit të Ligës së Parë për të shpresuar në playout për Superligë, ku u mposhtë nga Dinamoja e Ferizajit.
